14:01 / 31.03.2021
Suedi: Dy milionë teste anti-covid deri më tani brenda vitit
Rajonet brenda territorit suedez, deri më tani kanë kryer mbi dy milionë teste kundër covid-19 këtë vit.
Vetëm gjatë javës 11 mbi 300,000 njerëz u testuan, bëjnë të ditur organet kompetente, njofton SvD.
Shifrat, të cilat zbatohen deri më 21 mars të këtij viti, përfshihen në një raport të ndërmjetëm që SKR (Komunat dhe Rajonet Suedeze), i ka dorëzuar qeverisë.
Sipas këtij raporti , rajonet kanë kapacitet të mirë dhe të gjitha rajonet ofrojnë mostra brenda ditës ose brenda një kohe të shkurtë.























