Çfarë po ndodh në Hungari? Rekord viktimash, pavarësisht vaksinimit
BKT
   Bota

Çfarë po ndodh në Hungari? Rekord viktimash, pavarësisht vaksinimit

Hungaria ka raportuar shifra rekord të viktimave në 24 orë, vetëm pesë ditë pasi kryeministri Viktor Orban tha fushata e vaksinimit do të bënte të mundur që qytetarët të shijonin pushimet e verës.

Vendi regjistroi 302 viktima,  shifra më e lartë në një ditë të vetme, duke e çuar numrin e viktimave për shkak të pandemisë në 20,737. Sipas një deklarate nga qeveria,  shumica e atyre që vdiqën ishin të moshuar ose të sëmurë kronikë.

Zëdhënësi i qeverisë Zoltan Kovacs tha për CNN se arsyeja për numrin rekord të viktimave ishte “mutacioni britanik” i virusit, duke iu referuar variantit B117 të identifikuar për herë të parë në MB.

Hungaria ka nivelin e dytë më të lartë të  viktimave në botë  – 209 viktima për 100,000 njerëz, sipas të dhënave./abcnews.al