Pajisje të reja mjekësore për pacientët në ShSKUK

Pajisje të reja mjekësore për pacientët në ShSKUK

Në QKUK ka mbërritur kontingjenti tjetër me pajisje mjekësore në kuadër të “Projektit Emergjent COVID-19 për Kosovë”, i financuar nga një kredi e Bankës Botërore.

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, zyrtarisht ka pranuar pjesën e radhës që përmban: kanila nazale për oksigjen, maska për oksigjen për ventilim jo invaziv- CPAP maskë, sisteme të mbyllura për aspirim,  monitorë me 7 parametra jetësorë, inhalator për oksigjen, karroca për bartjen e barërave dhe sterilizatorë plazma.

Këto pajisje do të shpërndahen në QKUK dhe nëpër spitalet e përgjithshme, sipas nevojës.


MË SHUME NGA Shëndetësi