Ukrainë, regjistrohet shifra më e lartë e vdekjeve ditore nga COVID-19
BKT
   Bota

Ukrainë, regjistrohet shifra më e lartë e vdekjeve ditore nga COVID-19

Me 407 vdekje të reja, numri gjithsej i vdekjeve ka rritur në 32.825 dhe me 11.226 raste të reja numri i rasteve gjithsej ka arritur në 1.674.168.

Me 407 vdekje në 24 orët e fundit në Ukrainë regjistrohet shifra më e lartë e vdekjeve ditore për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës, me 11.226 raste të reja numri i rasteve gjithsej ka arritur në 1.674.168.

Ndërkohë, në vendin ku janë kryer mbi 139 mijë teste për COVID-19, me 407 vdekje të reja, numri gjithsej i vdekjeve ka rritur në 32.825.

Teksa 5.558 persona janë shtruar në spital, në vend janë shëruar gjithsej 6.405 njerëz.

Në vend punimet e vaksinimit masiv kanë filluar më 24 shkurt dhe deri më tani janë vaksinuar gjithsej 231.566 persona.

Numri më i lartë i rasteve ditore në Ukrainë u regjistrua më 26 mars me 18.132 infektime.