Japoni, shpërthim në vullkanin Otake në ishullin Suwanose
BKT
   Bota

Japoni, shpërthim në vullkanin Otake në ishullin Suwanose

Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se shpërthimi ndodhi rreth orës tre pas mesnatës sipas kohës lokale dhe se copa toke dhe shkëmbinj arritën deri në një kilometër lartësi.

Në vullkanin Otake, në ishullin japonez Suwanose, ndodhi shpërthim.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) tha se shpërthimi ndodhi rreth orës tre pas mesnatës sipas kohës lokale dhe se copa toke dhe shkëmbinj arritën deri në një kilometër lartësi.

Agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar burime lokale, tha se nuk ka viktima në zonat afër vullkanit.

Për shkak të aktivitetit vullkanik, JMA i bëri thirrje popullatës që të mos i afrohet vullkanit.