Indonezia dhe Japonia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje
Ministri Indonezian i Mbrojtjes, Prabowo Subianto tha se kjo ishte marrëveshja e parë e tillë në historinë e marrëdhënieve midis Indonezisë dhe Japonisë.
Indonezia dhe Japonia kanë nënshkruar një marrëveshje që mundëson eksportet e pajisjeve mbrojtëse të prodhuara në Japoni ndërsa përpiqen të rrisin bashkëpunimin mes ngritjes së pretendimeve të Kinës në ujërat rajonalë.
Marrëveshja për transferimin e pajisjeve dhe teknologjisë së mbrojtjes u nënshkrua të martën pasi ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të Indonezisë dhe Japonisë u takuan në Tokio për të ashtuquajturat bisedime dy-plus-dy, e dyta e këtij lloji midis dy vendeve që nga viti 2015.
Ministri Indonezian i Mbrojtjes, Prabowo Subianto tha se kjo ishte marrëveshja e parë e tillë në historinë e marrëdhënieve midis Indonezisë dhe Japonisë.
Ai mbështeti Japoninë për të marrë pjesë në përpjekjet për të zhvilluar industrinë e mbrojtjes të Indonezisë.
“Ftojmë palën japoneze që të marrë pjesë më shumë në industrinë e mbrojtjes. Gjithashtu ne inkurajojmë trajnimin e përbashkët midis shërbimeve tona, ajrore, detare dhe forcave tokësore", tha Subianto në një konferencë të përbashkët për media në Tokio.
Ndërkohë, ministri japonez i Mbrojtjes, Nobuo Kishi tha se ai do të përshpejtojë zbatimin e bashkëpunimit që ishte rënë dakord midis dy vendeve.
Kishi gjithashtu potencoi situatën e Detit të Kinës Jugore me Subianto-n, duke shprehur shqetësimin e tij në lidhje me politikën e Kinës për të lejuar rojet e saj bregdetare të godasin anijet e huaja.
Ai më pas ra dakord me presidentin indonezian, Joko Widodo për forcimin e negociatave, të cilat filluan në 2015, drejt marrëveshjes së mbrojtjes.
Indonezia përballet me tensione në zonën e saj ekskluzive ekonomike në ujërat në veri të Ishujve Natuna me Kinën, ku anijet kineze të peshkimit, të shoqëruara nga anijet e Rojes bregdetare kineze pretendohet të jenë të angazhuara në peshkim të paligjshëm.























