Mbi 60 mijë vdekje gjatë marsit nga koronavirusi në Brazil
BKT
   Bota

Mbi 60 mijë vdekje gjatë marsit nga koronavirusi në Brazil

Rreth 66,570 persona në Brazil vdiqën nga Covid-19

Rreth 66,570 persona në Brazil vdiqën nga Covid-19 gjatë marsit, më shumë se dyfishi i rekordit të mëparshëm mujor, tregojnë shifrat.

Shërbimi shëndetësor i vendit është në prag të kolapsit ndërsa rastet e virusit vazhdojnë të rriten.

Presidenti Jair Bolsonaro është përballur me kritika të forta për trajtimin që i ka bërë krizës dhe gjatë javës shumë zyrtarë të lartë dhanë dorëheqjen.

Por të mërkurën ai përsëri u përpoq kundër masave të bllokimit të vendosura nga guvernatorët lokalë dhe kryetarët e bashkive.

“Ne kishim dhe kemi dy armiq virusin dhe papunësinë. Është një realitet. Ne nuk do ta zgjidhim këtë problem duke qëndruar në shtëpi,” tha ai.

E mërkura gjithashtu regjistroi edhe 3,800 vdekje dhe mbi 90,000 raste të reja me koronavirus. Vdekjet e përditshme të Brazilit aktualisht përbëjnë rreth një të katërtën e të gjitha viktimave të koronavirusit në botë.