Rekord në Brazil, mbi 66 mijë të vdekur nga Covid gjatë marsit
BKT
   Bota

Rekord në Brazil, mbi 66 mijë të vdekur nga Covid gjatë marsit

Rreth 66,570 persona në Brazil vdiqën nga Covid-19 gjatë marsit, më shumë se dyfishi i rekordit të mëparshëm mujor, tregojnë shifrat.

Shërbimi shëndetësor i vendit është në prag të kolapsit ndërsa rastet e virusit vazhdojnë të rriten.

Presidenti Jair Bolsonaro është përballur me kritika të forta për trajtimin që i ka bërë krizës dhe gjatë javës shumë zyrtarë të lartë dhanë dorëheqjen.

Por të mërkurën ai përsëri u përpoq kundër masave të bllokimit të vendosura nga guvernatorët lokalë dhe kryetarët e bashkive.

“Ne kishim dhe kemi dy armiq virusin dhe papunësinë. Është një realitet. Ne nuk do ta zgjidhim këtë problem duke qëndruar në shtëpi,” tha ai.

E mërkura gjithashtu regjistroi edhe 3,800 vdekje dhe mbi 90,000 raste të reja me koronavirus. Vdekjet e përditshme të Brazilit aktualisht përbëjnë rreth një të katërtën e të gjitha viktimave të koronavirusit në botë./abcnews.al