Franca në mbyllje totale për 4 javët e ardhshme
Presidenti francez njoftoi edhe për mbylljen e shkollave dhe çerdheve.
Presidenti i Frances Emmanuel Macron ka zgjatur masat e mbylljes nga 19 zona ne gjithë vendin nga 3 Prilli. Përmes adresimit televiziv, Macron lajmëroi për 4 javë mbyllje shkaku i rritjes së infektimeve me Covid-19 të mërkurën, raporton France24.
“Jemi munduar ta mbajmë larg këtë ditë sa më gjatë që ka qenë e mundur, mirëpo kjo ditë erdhi. Do ta humbim kontrollin nëse nuk veprojmë tash”, tha presidenti Macron.
Presidenti francez po ashtu lajmëroi edhe mbylljen e të gjitha shkollave dhe çerdheve për tri javë deri me 26 prill.
Rastet e konfirmuara me Covid-19 në ditë janë dyfishuar në Francë qysh nga muaji shkurt në 40 mijë, me numër të pacientëve nëpër trajtimet intenzive që kanë shkuar deri në 5000.
Të mërkurën numri i vdekjeve arriti shifrën në 95,337 qysh nga fillimi i pandemisë./rtklive/.























