Ndalesa e Suezit: 200,000 kafshë rrezikohen të ngordhin
BKT
   Bota

Ndalesa e Suezit: 200,000 kafshë rrezikohen të ngordhin

Afro 16 anije të ngarkuara me kafshë të gjalla ende po qëndrojnë të bllokuara, nga shkaku që anija gjigande Ever Given u bllokua në Kanalin e Suezit.

Tani 200,000 kafshë rrezikojnë të ngordhin nga uria, raporton Ekot.

Disa anije nuk kanë qenë në gjendje të kalojnë kanalin që nga ndalimi i anijes.

Lidhur me këtë organizatat për të drejtat e kafshëve paralajmërojnë se kjo do të jetë një nga katastrofat më të këqija të të drejtave të kafshëve në historinë detare.