RD e Kongos, 23 civilë të vrarë nga sulmi i rebelëve të ADF-së
Autoritetet e provincës Kivu Verior njoftuan se rebelët e ADF-së kryen sulm të armatosur në vendin Manyama Moliso, në afërsi të qytetit Beni.
Së paku 23 civilë kanë humbur jetën gjatë sulmit të rebelëve të Forcave Demokratike Federale (ADF) në Republikën Demokratike të Kongos, raporton Anadolu Agency.
Autoritetet e provincës Kivu Verior njoftuan se rebelët e ADF-së kryen sulm të armatosur në vendin Manyama Moliso, në afërsi të qytetit Beni. Në njoftim theksohet se gjatë sulmit humbën jetën 23 civilë.
Grupi rebel i Forcave Demokratike Federale, i njohur si ADF, është themeluar në Ugandë dhe tashmë një kohë është kërcënim në pjesën lindore të RD të Kongos.
Supozohet se gjatë sulmeve të ADF-së nga viti 2014 kanë humbur jetën më shumë se 3.000 civilë.























