Poloni, rastet ditore COVID-19 shënojnë rekord
BKT
   Bota

Poloni, rastet ditore COVID-19 shënojnë rekord

Polonia raportoi sot një rekord të lartë rastesh ditore COVID-19, i paarritur më parë gjatë pandemisë, me 35 251 infektime të të reja sot, njoftoi Ministria polake e Shëndetësisë.

Numri i përditshëm i të vdekurve arriti në 621 persona, ndërsa vala e fundit COVID-19 po forcon kontrollin e saj në vend.

“Sistemi i kujdesit shëndetësor tani po trajton 31 811 shtrime në spital me COVID-19, përfshirë 3 143 pacientë në ventilator, përkundrejt gjithsej 870 ventilatorëve në dispozicion”, vuri në dukje ministria në Tëitter.

Ministria e Shëndetësisë raportoi  gjithashtu se 468 310 persona janë tashmë në karantinë./atsh