Finlandë: Aksident trafiku në Tampere, dy të vdekur
BKT
   Bota

Finlandë: Aksident trafiku në Tampere, dy të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi të enjten pasdite në Tampere të Finlandës.

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi në autostradën 9, në Tampere, të enjten pasdite, njofton Hbl.

Dy persona vdiqën dhe dy u plagosën rëndë në një përplasje midis një makine dhe një automjeti të rëndë, raporton Departamenti i Policisë.

Policia shkruan se ata që u plagosën në aksident ishin në makinë, ashtu si edhe dy që vdiqën.

Policia po heton rrjedhën e ngjarjeve dhe do të japë informacione të mëtejshme në lidhje me aksidentin.