Taivan, shtohet numri i viktimave në aksidentin hekurdhor
BKT
   Bota

Taivan, shtohet numri i viktimave në aksidentin hekurdhor

Të paktën 51 njerëz të vrarë në një aksident hekurudhor, në Tajvan

”Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë", thotë një punonjës i Kryqit të Kuq në vendin e ngjarjes për Hs.

Aksidenti i të premtes është aksidenti më i keq me tren që ka ndodhur deri më tani në dekada në Tajvan.

Të paktën 51 persona vdiqën në një aksident treni në Tajvan, thonë autoritetet lokale, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Treni gjatë rrugës për në Taitung doli nga shinat të premten duke u përplasur me një ndërtesë.

Aksidenti ndodhi afër qytetit Hualien në pjesën lindore të vendit dhe 146 persona u dërguan në spital. Aksidenti ndodhi në hekurudhën lindore të ishullit të Tajvanit rreth orës 9.30 të mëngjesit me kohën lokale.

Treni gjatë rrugës nga Taipei për në Taitung ishte shumë i mbushur me njerëz, kishte pothuajse 500 pasagjerë gjithsej.

Presidenti i Taivanit, Tsai Ing-wen, urdhëroi spitalet që të jenë në gatishmëri për ndihmë në këtë aksident katastrofal, u bë e ditur nga zyra e presidentit.