19:47 / 02.04.2021
Kapitoli “rrethohet” sërish për shkaqe sigurie
Askush nuk mund të hyjë apo të dalë nga zona ku ndodhet Kapitoli në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak të një rrethimi të zonës nga forcat e sigurisë.
Raportimet nga Uashingtoni janë ende të paqarta, ndërkohë që zyrtarë të lartë bëjnë me dije se ndërtesa është marrë në kontroll nga policia për shkaqe sigurie.
Kapitoli, një ndër simbolet kryesore të demokracisë amerikane, u sulmua në janar të këtij viti nga mbështetës të ish presidentit Trump, ku si pasojë e trazirave u regjistruan dhe disa viktima.























