21:51 / 02.04.2021
Itali, gati 22 000 raste dhe mbi 480 viktima për shkak të COVID-19
Në Itali u regjistruan 21 932 raste pozitive me COVID-19 dhe 481 vdekje në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria italiane e Shëndetësisë.
Shkalla e pozitivitetit mbetet në 6,6%.
“Gjatë periudhës së fundit, kurba e epidemisë ka filluar të ulet, por është një rënie shumë e ngadaltë”, deklaroi presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetit, Silvio Brusaferro, në konferencën për shtyp.
Brussafero theksoi se shtrimet në spital janë ende në rritje dhe të dhënat e ngopjes për 41% të pacientëve në kujdesin intensiv Covid janë shqetësuese./atsh























