India shënon mbi 100,000 raste me koronavirus në një ditë
BKT
   Bota

India shënon mbi 100,000 raste me koronavirus në një ditë

India regjistroi të hënën rekord të rasteve ditore me koronavirus: 103,588.

Është vendi i parë, pas Shteteve të Bashkuara, që shënon mbi 100,000 raste të reja në një ditë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri total i të infektuarve në Indi ka arritur tani në 12.6 milionë.

Më shumë kanë vetëm SHBA-ja dhe Brazili.

India, megjithatë, vazhdon të ketë një nga nivelet më të ulëta të vdekshmërisë në botë.

Të hënën u raportuan 478 viktima nga koronavirusi, të cilat e çojnë në 165,101 numrin total të tyre.

Shteti më i goditur në Indi është Maharashatra, i cili nga sot do të mbyllë qendrat tregtare, kinematë, restorantet dhe baret, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Autoritetet po ashtu do të vendosin izolim të plotë gjatë fundjavave, pasi druajnë për mungesën e kapaciteteve spitalore.

Rënia e rasteve në Indi ka nisur në mes të shtatorit, por ato kanë nisur të rriten sërish në fund të shkurtit.(Rel)