09:00 / 06.04.2021
Helikopteri i NASA-s i reziston ngricës në Mars
Helikopteri Ingenuity rezistoi natën e parë në sipërfaqen e ngrirë të Marsit.
Helikopteri Ingenuity rezistoi natën e tij të parë në sipërfaqen e ngrirë të Marsit.
Ky është një moment historik në udhëtimin e rotorcraft përpara fluturimit të tij të parë historik.
Krateri Jezero, vendi aktual i roverit Perseverance dhe helikopterit Ingenuity në Mars, mund të përjetojë temperatura deri në -130 gradë Fahrenheit (-54.4 gradë celsius). Kjo është një temperaturë mjaft e ulët që mund të dëmtojë sistemin elektrik dhe baterinë e helikopterit.
Helikopteri i rëndë 4 kg, u nda më 3 prill nga roveri dhe është hera e parë që qëndron vetë në Mars.























