Pogaçëza me djath

Pogaçëza me djath

Pogaçëza të thjeshta e të shpejta me pak përbërës.

Miellin, margarinën dhe djathin bashkojini e kriposini. Brumin lëreni të pushojë në frigorifer (më së miri 24 orë).

Pastaj hapeni një petë me tëhollues dhe me ndihmën e një gote nxirrini pogaçëzat.

Lyejini me vezën e rrahur dhe piqini në furrën e parangrohur në 250 gradë derisa të marrin një ngjyrë të bukur.