Vala e tretë në Kolumbi - Bogota mbyllet
BKT
   Bota

Vala e tretë në Kolumbi - Bogota mbyllet

Kryeqyteti i Kolumbisë, Bogota, me 8 milionë banorë, përballet me kufizime të ashpra që nga e shtuna.

Arsyeja është vala e tretë e pandemisë korona që ka goditur vendin.

“Vetëm aktivitetet e nevojshme mund të kryhen”, thotë kryetari i bashkisë në një postim video, në Twitter.