14:16 / 06.04.2021
Suedi: U parandalua sulmi terrorist gjatë Pashkëve
Dy të rinj nga Afganistani, të cilët bashkëjetonin, dyshohen se kanë planifikuar një sulm terrorist në rrethinën e Stokholmit.
Përmes një intervenimi gjatë fundjavës së Pashkëve, organet e sigurisë dhe të prokurorisë kanë shmangur kërcënimin për një sulm terrorist.
“Është mjaft e qartë që ne e kemi bërë atë”, thotë prokurori Per Lindqvist, njofton DN.























