Ish-princi jordanez premton besnikëri ndaj mbretit
sh-princi i kurorës së Jordanisë, Hamzah bin Hussein, ka premtuar besnikëri ndaj mbretit Abdullah, dy ditë pasi ai u vendos në arrest shtëpie me akuzën në përpjekjen për të destabilizuar vendin.
Ish-princi i kurorës së Jordanisë, Hamzah bin Hussein, ka premtuar besnikëri ndaj mbretit Abdullah, dy ditë pasi ai u vendos në arrest shtëpie me akuzën në përpjekjen për të destabilizuar vendin.
Princi Hamzah bin Hussein, 41 vjeç, ka thënë se ai është i përkushtuar ndaj kushtetutës.
Zyrtarët thanë se mbreti i kishte kërkuar xhaxhait të tij, Princit Hassan, për të ndihmuar në zgjidhjen e tensioneve.
Në një letër të nënshkruar nga pallati të hënën e 5 prillit, Princi Hamzah tha se, “do të qëndroj i përkushtuar ndaj kushtetutës së Mbretërisë Hashemite të Jordanisë”.
Princi nuk ka folur publikisht që nga dërgimi i videove në BBC gjatë fundjavës.
Malik Dahlan, një ndërmjetës profesionist dhe një mik i familjes, lëshoi një deklaratë të veçantë, duke thënë se ndërmjetësimi kishte qenë “i suksesshëm” dhe se ai priste një zgjidhje “së shpejti”.
Përçarja publike midis Princit Hamzah dhe Mbretit Abdullah është e pashembullt. Tensionet brenda familjes mbretërore, megjithatë, thuhet se kanë qenë të pranishme për ca kohë.
Të martën, prokurori i përgjithshëm në kryeqytetin, Amman, ndaloi publikimin e çdo informacioni në media ose media sociale, në lidhje me tensionet midis Mbretit Abdullah dhe Princit Hamzah.
Cili është sfondi?
Princi i Jordanisë, Hamzah bin Hussein, është nën arrest shtëpie nga 4 prilli pas pretendimeve për një përpjekje grushti shteti ndaj mbretit jordanez Abdullahu i II-ë.
Në një të dërguar për BBC-në nga avokati i tij, princi Hussein, gjysmë vëlla i mbretit Abdullah, akuzon udhëheqësit e vendit për korrupsion, paaftësi dhe shantazh.
Kjo, vjen pas disa arrestimeve radhazi, nën akuzën e një grushti shteti. Ushtria gjithsesi, ka mohuar se Hussein-i gjendet nën arrest.
Sipas mediave, Husseini ka zhvilluar vizita në fiset e ndryshme për të marrë mbështetje mbi lëvizje politike që “mund të dëmtojnë sigurinë dhe stabilitetin e Jordanisë”.
Kjo është mohuar kategorikisht nga princi i kurorës. Ky i fundit, ka theksuar se “gjithçka është konspiracion”.
Vendet fqinje si Egjipti apo Arabia Saudite nga ana tjetër, kanë shprehur mbështetjen e tyre të hapur për mbretin Abdullah në këtë ngjarje.
SHBA-ja e ka përshkruar mbretin jordanez si faktor kyç në luftën kundër Shtetit Islamik.
Ish-princi i kurorës së Jordanisë ka thënë se ai do të sfidojë urdhrat e qeverisë, për të ndaluar komunikimin me botën e jashtme dhe për të qëndruar brenda.
Princi i Jordanisë zotohet të sfidojë urdhrat e “arrestit shtëpiak”
Sipas mediave, Husseini ka zhvilluar vizita në fiset e ndryshme për të marrë mbështetje mbi lëvizje politike që “mund të dëmtojnë sigurinë dhe stabilitetin e Jordanisë”.
Ish-trashëgimtari i fronit mohon komplotin, por ai ka akuzuar udhëheqësit e Jordanisë për korrupsion dhe paaftësi.
Të dielën, opozita e Jordanisë lëshoi një regjistrim, në të cilin Princ Hamzah sfidues tha se ai nuk do t’u bindej urdhrave nga autoritetet.
“Por, unë nuk do të bindem kur ata thonë se nuk mund të dilni jashtë, nuk mund të bëni cicërima, nuk mund të komunikoni me njerëz dhe ju lejohet të shihni vetëm familjen tuaj".























