08:37 / 07.04.2021
Netanyahu merr mandatin, por nuk ka mbështetje për qeverinë
Kryeministri në detyrë i Izraelit, Beniamin Netanyahu, ka 28 ditë afat për të krijuar qeverinë e re pas zgjedhjeve të 23 marsit, ku partia e tij mori shumicën e votave, por jo aq sa i duhen për krijimin e shumicës në parlament.
Presidenti izraelit, Reuven Rivlin i ka dhënë mandatin kryeministrit për formimin e një qeverie të re, por nëse brenda këtij afati nuk mund të bëhet, ai mund të ngarkojë një kandidat tjetër në përpjekjen për të formuar një koalicion qeverisës, pëcjellë A2news.
Opozita duket e vendosur të mos bashkëpunojë me të pas akuzave për ryshfet që Netanyahu po përballet në gjykatë.























