Aktivistët e klimës vandalizuan selinë e bankës Barclays
Disa aktivistë të organizatës për mbrojtjene klimës janë arrestuar pasi thyen dritaret dhe vandalizuan selinë e bankës Barclays në Londrën qendrore.
Aktivistët ishin mbledhur jashtë bankës për të protestuar ndaj ndikimit të klimës në sektorin bankar. Në lidhje me protestën, shtatë persona nga grupi thyen xhamat e bankës me çekiç, njofton Hbl, transmeton RTKLive.
Aktivistët shkruajtën fjalët: "Në rast të një situate emergjente klimatike - thye xhamin" në fasadën e bankës, pasi u thyen dritaret.
Rrjeti i "Extinction Rebellion" ka ndërmarrë veprime si pjesë e kryengritjes së tij kundër "sistemit kapitalist", të cilin ata e shohin si zjarrin e asaj që grupi e përshkruan si "një katastrofë klimatike". Grupi përshkruan se qëllimi i kryengritjes është "shkatërrimi i pronës përmes jo-dhunës në mënyrë që të tërheq vëmendjen për një formë më të gjerë shkatërrimi".
Një javë më parë, grupi kreu një operacion të ngjashëm kundër Bankës së Anglisë./RTKLive























