Koreja e Veriut pretendon se në vend nuk ka raste me COVID-19
BKT
   Bota

Koreja e Veriut pretendon se në vend nuk ka raste me COVID-19

Në raportin e fundit të paraqitur ndaj OBSH-së, zyrtarët në Korenë e Veriut ku lufta me virusin konsiderohet si një "çështje e ekzistencës kombëtare" janë shprehur se në mbarë vendin askush nuk është prekur nga COVID-19.

Zyrtarët e Koresë së Veriut kanë njoftuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) se në vend nuk janë regjistruar raste të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.

Në raportin e fundit të paraqitur ndaj OBSH-së, zyrtarët në Korenë e Veriut, ku lufta me virusin konsiderohet si një "çështje e ekzistencës kombëtare", janë shprehur se në mbarë vendin askush nuk është prekur nga COVID-19.

Përfaqësuesi i OBSH-së për Korenë e Veriut, Edwin Salvador, tha se që nga fillimi i pandemisë e deri tani në të gjithë vendin janë kryer 23.121 testime prej të cilëve 732 në periudhën 26 mars - 1 prill dhe se të gjitha rezultatet e testeve janë negativë.

Ndër të tjera thuhet se me OBSH-në nuk janë ndarë shifrat se sa persona në Korenë e Veriut janë vendosur në karantinë me dyshimin për COVID-19.

Koreja e Veriut dje njoftoi se me qëllimin për t‘i mbrojtur nga COVID-19, sportistët e saj nuk do të marrin pjesë në Olimpiadën e Tokios.