Korea e Jugut ndalon vaksinimin me AstraZeneca te personat nen 60 vjeç
BKT
   Bota

Korea e Jugut ndalon vaksinimin me AstraZeneca te personat nen 60 vjeç

Korea e Jugut ka miratuar Johnson & Johnson në një përpjekje për të përshpejtuar procesin e vaksinimit.

Korea e Jugut do të pezullojë përkohësisht vaksinën AstraZeneca për  personat nën 60 vjeç  ndërsa ka miratuar Johnson & Johnson në një përpjekje për të përshpejtuar procesin e vaksinimit.

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) pritet të shpallë rezultatet e rishikimit të rasteve të mpiksjes së gjakut te disa pacientë që mund të lidhen me AstraZeneca.

Polemika globale rreth efikasitetit dhe efekteve anësore të disa vaksinave Covid-19 ka shkaktuar disa vonesa në fushatën e vaksinimit të Koresë së Jugut. Vendi filloi fushatën e vaksinimit në fund të shkurtit me synimin për të arritur imunitetin e tufës në nëntor.

Korea e Jugut raportoi 668 raste të reja të martën, numri më i lartë i rasteve që nga 8 Janari.