Me këtë përzierje të shijshme lodhja zhduket

Me këtë përzierje të shijshme lodhja zhduket

Pos që është burim i shëndetshëm i sheqerit natyral, rrushi i tharë siguron edhe vitaminat A, B6 dhe hekur.

Me kaça dhe hithër do t’i ofrojë organizmit përkrahjen e fuqishme energjike! – transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 1 lugë rrush të tharë,
– 2 lugë kaça të thara,
– 1 lugë fletë të imtësuara hithre,
– ½ lugë mjaltë.

Përgatitja:

Bluani një lugë rrush të tharë, dy lugë fruta kaçe dhe një lugë hithra të imtësuara.

Shtoni gjysmë lugë mjaltë dhe përzieni mirë.

Në mëngjes dhe në mbrëmje hani nga një lugë.

Lodhja do të zhduket.