Ambasadori i Myanmar-it në Londër përjashtohet nga ambasada
Kyaw Zwar Minn tha se atasheja ushtarak i ka kërkuar atij dhe stafit ta lirojnë ndërtesën të mërkurën mbrëma dhe po ashtu i ka thënë se ai më nuk është përfaqësues i shtetit.
Ambasadori i Myanmar-it në Londër ka kaluar natën në veturën e tij, pasi e kanë përjashtuar nga ambasada e tij.
Kyaw Zwar Minn tha se atasheja ushtarak i ka kërkuar atij dhe stafit ta lirojnë ndërtesën të mërkurën mbrëma dhe po ashtu i ka thënë se ai më nuk është përfaqësues i shtetit.
Mirëpo, sekretari britaki i jashtëm Dominic Raab ka dënuar këtë veprim si ‘akte bulliste’, shkruan BBC.
Ushtria e Myanmar-it ka marrë pushtetit përmes grusht-shtetit me 1 shkurt, duke shkaktuar me javë të tëra protesta dhe dhunë.
Kyaw Zwar Minn ka kërkuar që liderja Aung San Suu Kyi të lirohet
Mbi 500 njerëz, përfshirë dhjetëra fëmijë, janë vrarë gjatë protestave prodemokratike në kërkim të kthimit të pushtetit te liderja dhe partia e saj. Ambasadori i përshkroi ngjarjet e të mërkurës si ‘lloj grusht-shteti në qendër të Londrës. Jam përjashtuar dhe ky lloj puçi nuk do të vazhdojë kështu’./rtklive/























