10:56 / 08.04.2021
Britanikët ofrojnë mbështetje për banorët e Hong Kongut
Mbretëria e Bashkuar po alokon 43 milion £, ekuivalente me rreth 51 milionë €, për njerëzit e Hong Kongut që transferohen për atje.
Paratë do të shkojnë për punë, strehim dhe shkollim në anglisht.
Kontrolli i shtuar i Pekinit mbi ish koloninë britanike ka bërë që Britania të hapë kufijtë e saj për më shumë se pesë milionë banorë të Hong Kongut dhe t'u ofrojë atyre një atdhe të ri.
Britania beson se Kina po shkel vetëvendosjen e dakorduar të rajonit.























