Spanja zgjeron grupmoshën për vaksinimin me Astrazeneca

Spanja zgjeron grupmoshën për vaksinimin me Astrazeneca

Qeveria spanjolle njoftoi sot zgjerimin e përdorimit të vaksinës antiCOVID-19 AstraZeneca për moshat 60-69 vjeç, pasi e kishte rezervuar atë vetëm për personat 60-65 vjeç.

“Spanja do të vazhdojë të vaksinojë me AstraZeneca grupmoshën 60-65 vjeç (…) dhe grupi tjetër që do të vaksinohet me AstraZeneca do të jetë grupmosha 66-69 vjeç”, tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë, raporton ATSh.

“Objektivi është të përfundojmë vaksinimin e popullatës më të rrezikuar nga COVID-19 sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ministria.

Vendet e tjera europiane tashmë kanë marrë masa të ngjashme.

Franca e ka rezervuar vaksinën për personat e moshës 55 vjeç e lart, kurse Italia, Gjermania dhe Holanda për ata mbi 60 vjeç.


MË SHUME NGA Bota