IKSHPK njofton për orarin e vaksinimit të të moshuarve

IKSHPK njofton për orarin e vaksinimit të të moshuarve

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar një njoftim për orarin e vaksinimit kundër COVID-19.

IKSHPK ka bërë të ditur se dje, sot e nesër do të vaksinohen personat mbi 85 vjeç në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, si dhe në QKMF-të e komunave ku ka nisur ky procesi.

Ndërkaq, në të njëjtat lokacione, do të vaksinohen personat nga 80 deri në 84 vjeç, nga data 11 e deri më 13 prill.

Personat e këtyre grupmoshave do të kontaktohen përmes telefonit bazuar në të dhënat e plotësuara në ekosova.rks-gov.net.

Deri sot, janë vaksinuar mbi 300 persona vetëm në sallën “1 Tetori”.


MË SHUME NGA Shëndetësi