Kongo, një autobus pasagjerësh përmbyset dhe digjet, 40 të vdekur
Guvernatori i qytetit Tshikapa në pjesën qendrore të vendit, Willy Itsunda, tha për AA se autobusi i pasagjerëve përveç udhëtarëve po transportonte vaj palme dhe alkool nga Tshikapa në kryeqytetin Kinshasa.
Së paku 40 persona kanë humbur jetën në Republikën Demokratike të Kongos kur një autobus pasagjerësh u përmbys, ndërsa më pas u përfshi nga flakët, raporton Anadolu Agency (AA).
Guvernatori i qytetit Tshikapa në pjesën qendrore të vendit, Willy Itsunda, tha për AA se autobusi i pasagjerëve përveç udhëtarëve po transportonte vaj palme dhe alkool nga Tshikapa në kryeqytetin Kinshasa.
Ai theksoi se aksidenti ndodhi kur autobusi u përpoq të parakalonte taksinë, pas së cilës u përmbys dhe pastaj mori flakë.
Itsunda tha së paku 40 udhëtarë, përfshirë fëmijë, humbën jetën në aksident, duke shtuar se shumë viktima u dogjën në flakë.
Ai theksoi se nëntë persona kanë pësuar lëndime serioze dhe janë në spital.























