Afrikë, numri i viktimave nga COVID-19 kalon shifrën 115 mijë
Qendra Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Afrika CDC) ka paralajmëruar qeveritë se kontinenti po lëviz drejt valës së tretë të COVID-19.
Në Afrikë si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) numri i përgjithshëm i viktimave kaloi shifrën 115 mijë.
Sipas faqes "Worldmeters" në kontinent deri më sot janë shënuar 4.353.468 raste me COVID-19. Numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 arriti në 115.228 ndërsa numri i të shëruarve në 3.897.914.
Në kontinent numri më i madh i rasteve është shënuar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Etiopi, Egjipt dhe Nigeri. Ndërsa numri më i madh i viktimave nga COVID-19 u regjistrua në Republikën e Afrikës së Jugut dhe në Egjipt.
Afrika kundër "pasaportës së vaksinës"
Qendra Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Afrika CDC) ka paralajmëruar qeveritë se kontinenti po lëviz drejt valës së tretë të COVID-19.
Drejtori i Afrika CDC, dr. John Nkengasong dje njoftoi se kundërshtuan idenë e një "pasaporte vaksine" për shkak të vështirësive që kanë vendet e varfra në qasjen e vaksinës kundër COVID-19.
Ai njoftoi se disa vende në kontinent, përfshirë Seychelle dhe Mauritius, kanë marrë vaksinën e nevojshme për imunizimin e popullsisë.























