Katastrofë në Indi, shënohet rekord prej mbi 145.000 rastesh me Covid-19

Katastrofë në Indi, shënohet rekord prej mbi 145.000 rastesh me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë e Indisë njoftoi të shtunën se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 145.384 raste të reja me Covid-19.

Ky është rekord i ri për një prej shteteve më të goditura në botë nga pandemia, transmeton Gazeta Express.

Përpos infeksioneve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 794 viktima, që është shifra më e lartë në pesë muajt e fundit. Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 168.436, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë shifra e përgjithshme e të infektuarve ka shkuar në 13.21 milionë. Ky numër është i treti më i larti në botë për një shtet, pas ShBA-së dhe Brazilit.

India ka një ndër shifrat më të larta të personave të vaksinuar për Covid-19 me rreth 85 milionë njerëz të vaksinuar. Sidoqoftë, kjo shifër është akoma modeste në krahasim me numrin e përgjithshëm të popullsisë – 1.35 miliard.