Ndërpritet vaksinimi në një qendër në ShBA

Ndërpritet vaksinimi në një qendër në ShBA

Vaksinimi me vaksinën e kompanisë “Johnson & Johnson” është ndërprerë në një qendër vaksinimi në Georgia të Shteteve të Bashkuara për shkak të efekteve anësore negative te disa persona të vaksinuar.

Vaksinimi me vaksinën e kompanisë “Johnson & Johnson” është ndërprerë në një qendër vaksinimi në Georgia të Shteteve të Bashkuara për shkak të

Të mërkurën, tetë persona përjetuan efekte anësore negative pas vaksinimit, bëri të ditur Nancy Nydam, zëdhënëse e Departamentit të Shëndetësisë. Një person u dërgua në spital, ndësa shtatë të tjerë u kontrolluan në qendrën e vaksinimit dhe u dërguan në shtëpi, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

“Efektet ishin në përputhje me reagimet e zakonshme te të rriturit që vaksinohen me çfarëdo vaksine, por për shkak të numrit të individëve të prekur, qendra e ndërpreu vaksinimin për të bërë një vlerësim”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shëndetësisë.

“Nuk ka arsye që të besohet se diçka nuk është në rregull me vetë vaksinën dhe individët tjerë që e kanë marrë këtë vaksinë nuk duhet të shqetësohen. Jemi duke i shikuar shkaktarët e mundshëm që sollën deri te reagimet, përfshirë kushtet në terret si nxehtësia dhe aftësia për ta mbajtur qendrën të freskët”, tha Dr. Kathleen Toomey, komisionere shëndetësore në Georgia.

Reklamë

Georgia është shteti i tretë i Shteteve të Bashkuara që po i hulumton efektet e vaksinës së prodhuesit amerikan, “Johnson & Johnson”. Karolina Veriore dhe Koloradoja gjithashtu e ndërprenë vaksinimin këtë javë për shkak të efekteve anësore.