Haiti, pesë priftërinj të Kishës Katolike dhe dy murgesha u rrëmbyen
Pesë priftërinj të kishës katolike dhe dy murgesha u rrëmbyen në Haiti të dielën.
Kështu bëri të ditur agjencia e lajmeve AFP.
Nga ata që janë rrëmbyer, dy janë francezë dhe pesë haitianë.
Rrëmbimi ndodhi në zonën Croix-des-Bouquets, ku priftërinjtë dhe murgeshat ishin rrugës për një shugurim meshtarak. Rrëmbyesit kërkojnë një shumë prej një milion dollarësh nga famullia kishtare për lirimin e tyre, transmeton RTKLive.
Policia thotë se çështja dyshohet se rrëmbyesit i përkasin bandës kriminale 400 Mawozo, të cilët kanë rrëmbyer njerëz më parë.
Vrasjet dhe kërkesa për shpërblime janë rritur në Haiti muajt e fundit, ndërsa organizatat kriminale të vendit janë forcuar.
Në mars, qeveria Haiti u përpoq të vinte situatën nën kontroll duke deklaruar një gjendje të jashtëzakonshme njëmujore në zonat e kontrolluara nga organizatat kriminale./RTKLive























