Një ushtar ukrainas vritet nga artileria separatiste pro-ruse
BKT
   Bota

Një ushtar ukrainas vritet nga artileria separatiste pro-ruse

Një ushtar ukrainas thuhet se është vrarë nga zjarri i artilerisë nga separatistët e mbështetur nga rusët.

Një tjetër ushtar thuhet se është plagosur rëndë, sipas The Guardian.

Deri më tani këtë vit, përshkallëzimi ushtarak përgjatë kufirit lindor të Ukrainës ka kushtuar jetën e 27 ushtarëve ukrainas, sipas njoftimit të ushtrisë ukrainase

Rusia mobilizon trupat e saj përgjatë kufirit, por mohon si ndërhyrjen ashtu edhe vendosjen e disa trupave për të mbështetur separatistët. Në të njëjtën kohë, sekretari i shtypit i presidentit Putin e quan situatën të rrezikshme. Ai thotë se një luftë civile është gati të shpërthejë në rajon dhe se veprimi do të merret në rast se Ukraina përpiqet të rimarrë territoret, transmeton RTKLive.

Autoritetet ruse gjithashtu pretendojnë se 420,000 njerëz përreth Donetsk dhe Lyhansk tashmë kanë marrë pasaporta ruse.

Luftimet në Ukrainën lindore kanë vazhduar që nga aneksimi rus i gadishullit të Krimesë në 2014, por janë intensifikuar kohët e fundit.

Sipas autoriteteve amerikane, numri i trupave ruse përgjatë kufirit është më i madhi në shtatë vjet, dhe të dielën, Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken, ngriti një gisht paralajmërues.

“Nëse Rusia vepron pa kujdes ose në mënyrë agresive, do të ketë pasoja”, deklaroi Blinken./RTKLive