Microsoft në bisedime për të blerë firmën e IA

Microsoft në bisedime për të blerë firmën e IA

Microsoft Corp është në bisedime të avancuara për të blerë kompaninë e inteligjencës artificiale dhe teknologjisë së të folurit Nuance Communications Inc me rreth 16 miliardë dollarë, thuhet sipas një burimi të njohur me këtë çështje.

Çmimi që diskutohet mund të vlerësojë Nuance në rreth 56 dollarë për një aksion, tha burimi, duke shtuar se një marrëveshje mund të prezantohet që nesër.

Nuance me bazë në Massachusetts, ka krijuar teknologji të njohjes së zërit e cila ndihmoi në fillimin e ndihmësit të Apple Siri, ndërsa kompania krijon softuer për sektorë që variojnë nga kujdesi shëndetësor te industria e automobilave.

Marrëveshja me Nuance do të ishte marrëveshja e dytë më e madhe e Microsoft, pas blerjes së saj të LinkedIn me 26.2 miliardë dollarë në 2016.

Microsoft dhe Nuance nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së Reuters për koment.telegrafi