Rusi:Administrata e burgut kërcënon Navalnin që të ndërpresë grevën e urisë
BKT
   Bota

Rusi:Administrata e burgut kërcënon Navalnin që të ndërpresë grevën e urisë

Politikani i opozitës ruse, Aleksei Navalni, u kthye të hënën në dhomën e tij nga reparti i spitalit i burgut, ku, sipas asistentëve, nga greva e urisë ka rënë 15 kile.

Administrata e burgut  po kërcënon Navalnin që të fillojë ushqimin e detyruar, nëse nuk ndalon grevën e urisë që filloi një javë më parë.

Asistentët e Navalnit raportuan çështjen në llogarinë e tij në Twitter.

Navalni, i cili po vuan dënimin në kampin e burgut Pokrovka, në lindje të Moskës, u transferua përsëri në qelinë e tij të hënën nga spitali i burgut, ku u mor një javë më parë të hënën. Navalni ishte ankuar për kollë dhe ethe të njëjtën ditë dhe tha se kishte tre pacientë me tuberkuloz në repartin e tij. Administrata e burgut e mohoi informacionin, njofton Hs, transmeton RTKLive.

Navalni filloi grevën e tij të urisë në fund të marsit në shenjë proteste, për moslejimin nga administrata e burgut  që të kontrollohej nga një mjek të jashtëm. Ai u ankua për dhimbje shpine dhe këmbë në atë kohë, dhe asistentët dyshuan për shiatik.

Politikani u transferua nga paraburgimi në kampin Pokrovka në mes të marsit.

Navalni u ankua më herët se po monitorohej në kamp me qëllim. Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International e konsideron monitorimin si torturë./RTKLive