15:47 / 12.04.2021
Gjuajtje me armë afër spitalit në Paris, një i vdekur dhe disa të lënduar
Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë jashtë një qendre të vaksinimit te spitali Henry Dunant.
Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë jashtë një qendre të vaksinimit te spitali Henry Dunant, të hënën në Paris.
Lajmin e ka bërë të ditur agjencia frenceze e lajmeve AFP.
Dëshmitarë në vendin e ngjarjes kanë thënë se sulmuesi ka ikur nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë.
Një numër i madh i forcave policore ka dalë në vendin e ngjarjes ndërkohë që nuk dihen ende motivet e sulmit.























