15:57 / 12.04.2021
Norvegji, 24-vjeçari akuzohet për krim terrorist
Një 24-vjeçar nga Telemark, në Norvegji, akuzohet për përpjekje për bashkëpunim në akte terroriste në Danimarkë dhe Angli.
Ai gjithashtu akuzohet se është anëtar i lëvizjes ekstremiste IS.
Padia ka të bëjë me tre përpjekje për të marrë pjesë në terrorizëm, deklaron prokurori Geir Evanger për kompaninë mediatike norvegjeze NRK, transmeton RTKLive.
Dyshimet përfshijnë një sulm të planifikuar në një kishë në Angli, por një person britanik u arrestua në tetor të 2019-ës para se të kryhej akti. Për më tepër, një sulm ishte planifikuar në Danimarkë, por është kryer.
Gjyqi do të fillojë në Gjykatën e Qarkut të Oslos më 18 maj./RTKLive























