Studimi: Varianti britanik i Covid-19 përhapet shpejt po jo agresiv
Një nga studimet e reja, botuar në Lancet, nuk zbuloi asnjë provë se një person i infektuar me variantin britanik kishte zhvilluar simptoma të rënda.
Sipas dy studimeve të reja varianti B.1.1.7, i cili u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, është më i transmetueshëm, por nuk ndikon në ashpërsinë e sëmundjes.
Një nga studimet e reja, botuar në Lancet, nuk zbuloi asnjë provë se një person i infektuar me variantin britanik kishte zhvilluar simptoma të rënda.
Studimi tjetër, botuar gjithashtu në Lancet, nuk zbuloi asnjë lidhje statistikisht të rëndësishme midis variantit B.1.1.7 dhe llojeve ose kohëzgjatjes së simptomave Covid-19 që njerëzit thanë se kishin përjetuar.
Studimi përfshiu 496 persona. Sipas të dhënave 198 pacientë, ose 58%, ishin të infektuar nga varianti B.1.1.7 ndërsa të tjerët nga variante të ndryshme të koronavirusit.
Gjithashtu 36% e pacientëve të infektuar me B.1.1.7 përjetuan sëmundje të rëndë ose humbën jetën krahasuar me 38% që nuk ishin të infektuar me variantin britanik. Në përgjithësi, “pacientët me B.1.1.7 ishin më të rinj dhe kishin sëmundje të lehta shoqëruese në krahasim me ata që nuk ishin të infektuar.























