Lufta për fronin e `Lubyanka` në mes zyrtarëve të korruptuar të FSB-së
Tashmë është konfirmuar se Sergei Korolev do të jetë zëvendësdrejtori i parë i Shërbimit të Brendshëm rus të Inteligjencës (FSB).
Gjithashtu, rezulton se një ish-oficer i lartë i akuzuar për ryshfet dhe korrupsion ka bërë një marrëveshje me hetuesit. Kush do të del jashtë loje dhe a do të ndikojë kjo në procesin e emërimit të drejtorit të ri të FSB-së? Askush nuk e di. Ajo që dihet është se koloneli Kirill Cherkalin u arrestua si rezultat i veprimeve të ndërmarra nga zëvendësdrejtori në detyrë i FSB-së.
I akuzuar për marrje ryshfeti në vlerë prej 850 mijëdollarësh, ish-oficeri i FSB-së u deklarua fajtor dhe pranoi se do të bashkëpunoj me hetuesit, duke u kërkuar atyre që ta shqyrtojnë çështjen e tij me kushte të veçanta.
Një ish-shef i Departamentit K, njësia e sektorit financiar të FSB-së, Cherkalin ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e sektorit bankar të Rusisë. Siç u kuptua më vonë, ai abuzoi me pozitënduke pranuar ryshfet nga zyrtarët e bankave.
Siç shkruan Warshaw Institute, në muajin prill të 2019-së, Cherkalin u arrestua së bashku me dy oficerë të tjerë, Dimitry Frolov dhe Andrey Vasilyev. Oficerët në banesën e tij gjetën para të gatshme në vlerë prej miliona dollarësh. Prokurorët pastajngrinë llogaritë e tij bankare, duke përfshirë pesë apartamente, dy shtëpi dhe gjashtë parcela toke me një sipërfaqe totale prej 7 mijë metra katrorë.
Zgjedhja e Cherkalin për të bashkëpunuar me hetuesit e tij mund të jetë e lidhur me faktin se Sergei Korolev u ngrit në gradën e zëvendësdrejtorit të parë të Shërbimit të Brendshëm rus të Inteligjencës. Që nga vera e vitit 2016, Cherkalin raportoi te Korolev në kuadër të Departamentit të Sigurisë Ekonomike të FSB-së (SEB).
Cherkalin ishte oficeri i fundit i një grade tëlartë në këtë degë nga FSB, i cili arriti të ruajë pozicionin e tij pas ndryshimeve, kur Korolev vendosi ekipin e tij. Ai ishte në shërbim jo më shumë se tre vjet.
Vendimi i tij për të vazhduar bashkëpunimin me prokurorët mund të kuptohet ndryshe. Askush nuk e di se çfarë do të thotë kjo për Cherkalin dhe nëse do të jetë e favorshme për ekipin e Korolev, i larguar më parë nga pushteti në Lubyanka. Çdo dëshmi mund të dërgoj në grindjet kandidatët për drejtuesin e ri të FSB-së.























