Shërbimi inteligjent rus atakoi Konfederatën Suedeze të Sporteve
BKT
   Bota

Shërbimi inteligjent rus atakoi Konfederatën Suedeze të Sporteve

Prokuroria Publike njofton sot se hetimi për ndërhyrjen e paligjshme të të dhënave drejtuar Konfederatës Sportive Suedeze është mbyllur.

Nuk ka asnjë arsye për të besuar se autoritetet kanë mundësinë të ndjekin penalisht dikë për krimin, deklarojnë ata në një njoftim për shtyp, njofton Aftonbladet, transmeton RTKLive.

Në hetimin paraprak të Säpo-s (Shërbimi i Sigurisë Suedeze), ata tregojnë për shërbimin e inteligjencës ruse GRU si përgjegjës për ndërhyrjen.

“Hetimi paraprak tregon se është shërbimi inteligjent ushtarak rus GRU i cili, përmes qendrës së tij të 85-të, i njohur gjithashtu si njësia 26165, ka planifikuar dhe kryer shkeljen serioze të të dhënave kundër Konfederatës Suedeze të Sporteve”, thotë prokurori  Mats Ljungqvist në një deklaratë për mediet.

Njësia quhet ndryshe "Fancybear" dhe akuzohet për disa nga sulmet kibernetike më famëkeqe në vitet e fundit.

Hetimi paraprak lidh ndërhyrjen e Konfederatës Sportive Suedeze me një operacion të madh kundër organizatave anti-doping në të gjithë botën./RTKLive