Di Maio: Bashkëpunim më i fortë italo-amerikan në Libi
BKT
   Bota

Di Maio: Bashkëpunim më i fortë italo-amerikan në Libi

Një bashkëpunim më i fortë midis Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës parashikohet në Libi, deklaroi ministri i Jashtëm Luigi Di Maio nga Uashingtoni, gjatë takimit me sekretarin e Shtetit të SHBA, Antony Blinken.

“Me Blinken ne kemi rishikuar hapat e ardhshëm për përfshirjen më të madhe të SHBA në çështjen libiane”, shtoi Di Maio.

“Italia dhe SHBA ndajnë shqetësimin për praninë e forcave të huaja në Libi”, vazhdoi Di Maio duke iu referuar trupave ruse dhe turke.

”Roli i SHBA mund të përshpejtojë procesin e unitetit dhe stabilizimin e vendit”, shtoi ai./atsh