Xhibuti, rritet në 42 numri i të vdekurve nga përmbysja e varkës
BKT
   Bota

Xhibuti, rritet në 42 numri i të vdekurve nga përmbysja e varkës

Zëdhënësja e Departamentit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM) për Jemenin, Olivia Headon, konfirmoi se numri i të vdekurve është rritur në 42.

Është rritur në 42 numri i migrantëve që kanë humbur jetën gjatë përmbysjes së një varke në Xhibuti.

Zëdhënësja e Departamentit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM) për Jemenin, Olivia Headon, konfirmoi se migrantët në varkën e cila u përmbys të hënën, u nisën nga Jemeni i cili gjendet në konflikt dhe krizë ekonomike.

Ajo theksoi se numri i të vdekurve është rritur në 42.

Drejtori i Departamentit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) për Afrikën Lindore dhe Bririn e Afrikës, Mohammed Abdiker, dje konfirmoi në rrjetin social Twitter se një varkë në pronësi të trafikuesve të qenieve njerëzore u përmbys.

Në mars të këtij viti, të paktën 20 nga 80 migrantë të hedhur në det nga trafikantët e qenieve njerëzore në Xhibuti u mbytën.