Lëvizja e Biden, trupat amerikane tërhiqen nga Afganistani më 11 shtator
BKT
   Bota

Lëvizja e Biden, trupat amerikane tërhiqen nga Afganistani më 11 shtator

Presidenti i SHBA Joe Biden ka vendosur të tërheqë trupat amerikane nga Afganistani në 11 Shtator, njëzet vjet pas sulmit të Al Kaidës në Kullat Binjake që shtyhu Shtetet e Bashkuara në luftën më të gjatë në historinë e saj.

Njoftimi zyrtar duhet të mbërrijë sot nga Shtëpia e Bardhë. Ndërkohë, Talebanët kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në samitin e paqes, të programuar për tu zhvilluar në Turqi

Tërheqja dhe paralajmërimi për Talebanët – Ushtria do të qëndrojë deri më 1 maj, një datë e negociuar nga administrata Trump me talebanët. Kjo u njoftua nga burime zyrtare të SHBA, pasi Biden për javë të tëra la të kuptohej se do të shtynte datën e caktuar nga paraardhësi i tij, me të cilin ai besonte se tërheqja e 2500 ushtarëve të mbetur do të ishte e pamundur.

Administrata amerikane më pas paralajmëroi Talebanët se çdo sulm gjatë kësaj faze do të marrë “një përgjigje të fortë”.

Vendimi, të cilin e njoftoi e para gazeta “Washington Post” rrezikon të shkaktojë hakmarrje nga talebanët kundër forcave amerikane dhe afgane. Potencialisht ngritja e nivelit të konfrontimit në luftën që ka zgjatur për 20 vjet dhe rrezikon të rindezë përçarjet politike të lidhura me përfshirjen e Shteteve të Bashkuara, në atë që shumë e kanë quajtur një luftë të pafund.

Zgjedhja e datës 11 shtator, sidoqoftë, nënvizon arsyen pse trupat amerikane mbërritën në Afganistan, që është për të parandaluar që grupet ekstremiste të zënë rrënjë në vend për të filluar sulme kundër SHBA.

Marrëveshja me Talebanët – Ishte Shkurt 2020 kur administrata Trump arriti një marrëveshje me Talibanët, të cilët ranë dakord të përfundonin sulmet dhe të zhvillonin bisedime paqeje me qeverinë e Kabulit. Në kthim, angazhimi i SH.B.A. pritej të përfundonte një tërheqje të plotë deri në maj 2021. Sulmet kundër forcave të SH.B.A.-së gjatë vitit të fundit janë ulur shumë, por ato kundër Afganëve janë rritur. Sipas drejtuesve të ushtrisë, Talibanët nuk i kanë respektuar marrëveshjet si për këtë, ashtu edhe për të mos i ndërprerë plotësisht lidhjet me Al Kaidën dhe grupet e tjera ekstremiste.

Masa e Biden – Pasi u bashkua me Shtëpinë e Bardhë në janar, Biden pothuajse menjëherë nisi një rishikim të marrëveshjes së Shkurtit 2020, duke filluar konsultime me këshilltarët ushtarakë dhe aleatët. Gjatë javëve të fundit, është bërë gjithnjë e më e qartë se do të “anashkalojë” datën e majit. Në fund të Marsit ai tha: “Do të jetë e vështirë të përmbushësh atë afat prej 1 majit. Vetëm për sa i përket arsyeve taktike, është e vështirë të nxirrni trupat jashtë. Dhe nëse largohemi, ne do ta bëjmë atë në një vend të sigurt dhe mënyrë e rregullt “.

Konferenca në Turqi – Ndërkohë, Turqia ka njoftuar zyrtarisht se konferenca e paqes në Stamboll – e bashkëorganizuar nga Turqia, Katari dhe OKB, do të mbahet nga 24 Prill deri më 4 Maj. Objektivi, njoftoi ministria e jashtme turke, do të jetë “përshpejtimi dhe përfundimi i negociatave brenda-afgane” në Doha, Katar dhe arritja e një “marrëveshje të drejtë dhe të qëndrueshme politike”, citon Ora News mediat ndërkombëtare.