Egjipt: Shumë të vdekur në një aksident me autobus
BKT
   Bota

Egjipt: Shumë të vdekur në një aksident me autobus

Autobusi nga Kajro gjatë rrugës për në qytetin Asyut, në tentim për tejkalim të një kamioni, u përmbys dhe mori flakë.

Të dy automjetet thuhet se janë djegur pas aksidentit, raporton Sky News.

Të paktën 20 njerëz kanë vdekur në aksidentin që ndodhi mbrëmë, sipas autoriteteve lokale.

Tre të plagosur janë dërguar në spital, deklaron guvernatori i provincës Asyut, Essam Saad.

Nga aksidedntet rrugore vdesin mijëra njerëz çdo vit, sipas Sky News.

Sipas statistikave zyrtare, më 2019, shumë se 3,400 njerëz kanë vdekur në aksidente trafiku.