11:53 / 14.04.2021
Forcat britanike po largohen, gjithashtu, nga Afganistani
Britania do të tërheqë pothuajse të gjitha trupat nga Afganistani, pas njoftimit të SHBA-së për një tërheqje përpara 11 shtatorit
Britania ka hartuar plane për të dorëzuar strukturën e trajnimit në Kabul, ku forcat britanike po ndihmojnë në trajnimin e ushtarëve afganë, raporton The Times.
Sot, ka rreth 750 ushtarë britanikë në vend, të cilët kryesisht kanë rol në mbështetje të trupave amerikane.























