Presidenti Niinistö diskutoi me Putinin për Ukrainën dhe Navalnin
Presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö, diskutoi për një numër çështjesh të ndjeshme gjatë një bisede telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, të martën në mbrëmje.
Presidenti Sauli Niinistö dhe kolegu i tij rus, Vladimir Putin, patën një bisedë të gjatë telefonike të martën në mbrëmje, deklaron zyra e presidentit, transmeton RTKLive.
Presidentët diskutuan situatën e tensionuar në gadishullin e Krimesë dhe në kufirin ruso-ukrainas. Presidenti Niinistö shprehu shqetësimin e tij serioz në lidhje me përshkallëzimin e situatës ndërsa trupat ruse kanë lëvizur përpara. Ai ngriti nevojën për një dialog për të lehtësuar tensionet, njofton zyra e Presidencës.
Presidentët, gjithashtu, thuhet se kanë diskutuar situatën e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny. Navalny është në burg dhe është në grevë urie dhe kanë disakutuar për trajtimin e tij.
Presidenti Putin gjithashtu thuhet se e ka informuar presidentin Niinistö për bisedimet e tij me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, dhe takimin e tyre të planifikuar.
Në një bisedë me Putin, Biden ka propozuar një takim në një vend të tretë. Tre vjet më parë, Putini dhe ish-presidenti Donald Trump janë takuar në Helsinki./RTKLive























